ILDA ZHULALI/ Meqënëse….po sikur…

ILDA ZHULALI/ Meqënëse….po sikur…

139
0
Shares

Nga Ilda Zhulali

Në çdo vend, organizimi i zgjedhjeve është detyrë dhe përgjegjësi e qeverisë. Kjo përfshin jo vetëm sigurimin e aspekteve teknike, por edhe garantimin e besimit të qytetarëve në integritetin e procesit.

Megjithatë, në Shqipëri, ky koncept ka pësuar një shtrembërim të thellë që nga viti 2015, kur përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve është zhvendosur në mënyrë paradoksale drejt opozitës.

Në vend që qeveria të japë llogari dhe mbajë përgjegjësi për çdo problematikë dhe mosgarantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, diskursi politik është fokusuar në kërkesën që opozita të “mbrojë votën” e saj.

Kjo përmbysje logjike e ka shndërruar rolin opozitës nga një mbikqyrës i pushtetit në një aktor që duhet të kompensojë dhe zëvendësojë institucionet shtetërore. Në praktikë, kjo ka çuar në një çrregullim sistematik: qeveria shmang përgjegjësinë, ndërsa opozita përballet me presione të paarsyeshme për të garantuar diçka që nuk kontrollon.

Dy Rrugë Alternative për të Kthyer Gjërat në Normalitet

1. Rikthimi i Përgjegjësisë Tek Qeveria

Zgjidhja më e thjeshtë dhe më logjike është rikthimi i arsyes së shëndoshë: qeveria duhet të jetë subjekti kryesor i llogaridhënies për zgjedhjet. Kjo do të thotë që ajo të jetë shënjestra e debatit publik si dhe forcës së ligjit për manipulimin, presionin, shitblerjen e votës dhe minimin e zgjedhjeve.

2. Meqënëse kjo e para nuk ndodh, atëherë le të reformojmë sistemin, duke bërë ndryshime ligjore që lejojnë opozitën të krijojë struktura paralele për garantimin e zgjedhjeve.

Këto institucione të financohen nga buxheti shtetëror, duke garantuar që një pjesë e taksave të qytetarëve të përdoren edhe për mbrojtjen e votës, dhe jo vetëm për vjedhjen e saj.

Meqënëse taksat përdoren për të na vjedhur, po sikur t’i përdorim edhe për të na mbrojtur?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY