Qëndresa Qytetare publikoi sot disa shifra për nivelin e jetesës në Shqipëri, përpunuar nga Eurostat dhe Numbeo. 42% e familjeve shqiptare në rrezik varfërie, theksohet në raport.
“Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%.
Ndërkohë një tjetër studim që është i vitit 2025, Numbeo duke iu referuar kostove të jetesës, treguesit e çmimeve të banesave, shkallën e perceptuar të krimit, cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe shërbimit në spital, cilësinë e transportit dhe statistika të tjera të ndryshme kyçe, e rëndit Shqipërinë, në vendin e 75, duke lënë pas vetëm vendet aziatike si Pakistani, Indonezia, Kenia, Libani, Filipinet.
Ndërkohë në këtë raport Ukraina që është në luftë renditet në vendin e 68, teksa Mali i zi dhe Maqedonia janë më lart se vendi ynë@, theksohet në raport.
Një ndër problemet kryesore vijon të mbetet raporti i zhdrejtë i pagave dhe shpenzimeve, si dhe ekonomia informale, që është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.
“Kjo është ndër arsyet kryesore se pse përse çdo vit përkeqësohet renditja e Shqipërisë në studimet e Numbeos si dhe në themel të eksodit biblik të shqiptarëve”, raporton Qendresa Qytetare. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/