SPAK sekuestron telefonin e Elvis Roshit, sekuestrime edhe për 3 persona të tjerë

Shares

Elvia Roshi në zgjedhjet lokale të vitit 2015

SPAK ka sekuestruar telefonin e ish kreut socialist të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Janë kryer kontrolle banese dhe kontrolle personale me urdher te prokurorit të SPAK, Edvin Kondili dhe eshte sekuestruar celuri i Elvis Roshit me dyshimin per korrupsion ne zgjedhje, bëjnë të ditur burime nga SPAK.

Pervec Roshit jane ushtruar kontrolle edhe ne persona te tjere dhe jane sekuestruar edhe 3 aparate celulare.

Elvis Roshi mbështeti publikisht kushëririn e tij që kandidonte për Partinë Ambientaliste Agrare të Agron Dukës në përbërje të Aleancës për një Shqipëri Madhështore.

SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kreut të baahkisë së Vaut të Dejës që u sulmua nga Rama gjatë fushatës ndërsa ka arrestuar në të paktën 3 raste aktivistë të PSD me akuzën e blerjes së votave.

SPAK nuk dërgoi hetues në skandalin e Vorës ku u gjetën vëzhgues të falsifikuar që punonin për PS dhe as në Tiranë ku u zbulua një zyrë ilegale e survejimit të votimit nga kandidati i PS, Erion Braçe. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...