Rama takim me Macron, Franca investime në fushat e infrastrukturës shqiptare

Shares

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Tiranë me Presidentin francez Emmanuel Macron ndërsa morën pjesë në shkëmbimin e marrëveshjeve përkatësisht:
-Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, midis Zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Remy Rioux.
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim në projektin për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës, midis Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Remy Rioux.

Më pas kryeministri Rama dhe Presidenti francez Macron dhanënjë konferencë të përbashkët për shtyp ku Presidenti Macron u shpreh optimist për një nivel të shtuar marrëdhëniesh mes dy vendeve.

“Jam shumë i lumtur që pashë promocionin e parë të shkollës Ecole 42, Marrëveshjen për “Green AI” shqiptare e mbështetur nga Franca që është një nga akset e rëndësishme të këtij partneriteti dhe ao që ishte vendosur në vjeshtën e 2023 u bë fakt. Shkolla 42 është një realitet, promocionet e para kanë filluar dhe ne do mundohemi të transformojmë gjërat krahas jush.

Në të njëjtën mënyrë ne kemi vendosur për Liceun Francez të Korçës. Gjithçka që ishte vendosur, është bërë, studimi paraprak është bërë. Ne do të vazhdojmë ta përshpejtojmë. Bashkëpunimi universitar, partneriteti ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universiteti Tek

nologjik të Compiègne po bëhet realitet dhe avancon. Më vone vendosëm në prill të 2024 kur erdhët, në kornizën e referencës në fushën ekonomike, projekti prioritar, menaxhimi i ujit, turizmi, bujqësia, me shumë aktorë francezë që më kanë shoqëruar ka një vit e gjysmë dhe që sot, janë duke u shtrirë nëpër projekte. Ju e rikujtuat, projekti kulturor që e duam, atë që do vizitojmë pak më vonë dhe bashkëpunimet e shumta.

E gjithë kjo për të thënë që deklaratat e kaluara para jush u bënë realitet tani. Kemi avancuar gjithashtu në temat e mbrojtjes, kjo është shumë e rëndësishme. Ministrat tanë nënshkruan dje marrëveshje të partneritetit shumë strukturues.

Ne do të vazhdojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes në bashkëpunim për strukturim ajror përtej kësaj, ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë dhe për të pasur akoma më shumë aktorë francezë në infrastrukturë, në menaxhimin  e ujit, të mbeturinave.

Prania jonë në projekte shumë strukturues për të gjithë rajonin dhe e ndaj bashkë me ju këtë agjendë shumë pragmatike dhe shumë ambicioze. Franca do të jetë krah jush për kapacitetin e financimit dhe për ndërmjet këtyre operatorëve të mëdhenj industrialë .

Ju folët, më shumë se 300 milionë janë bërë tashmë. Bëhet fjalë për projekte urgjence, për energjinë, për turizmin e qëndrueshëm dhe për rajonin e Korçës që është djepi historik i frankofonisë në Shqipëri. Ne kemi vendosur këtë që nga vjeshta 2023 me të njëjtat ambicie. Përtej kësaj marrëdhënieje dypalëshe, ne kemi dëshiruar të shkojmë dhe më larg dhe më fort. Është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua ta rishpreh këtu bindjen e plotë që kam që shpreha gjatë vizitës së mëparshme, për ribashkimin e kontinentit europian për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka treguar udhën, ka bërë avancime shumë të mëdha këto kohët  e fundit, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Unë kam besim tek ajo që do bëni ju dhe jam shumë i lumtur për mandatin shumë të qartë që keni pasur. Udha e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së. Reformat ambicioze që po bëni dhe pas këtyre reformave dhe këtyre blloqeve negociatash që duken shumë teknike për bashkëatdhetarët tuja, është në udhë aventure që është shumë sensibël. Folëm pak mbrëmë për këtë udhën europiane”, deklaroi Macron gjatë konferencës për shtyp. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...