Vodhi gjatë natës, çelsat e një automjeti në një lokal, dhe më pas u largua me automjetin e vjedhur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari M. K., banues në fshatin Shushicë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi.
30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia”, njoftoi policia e Elbasanit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












