Vrasja në Tiranë, 38 vjeçarja me plumb në trup qëndronte në vendin e pasagjerit

Shares

Një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me pistoletë brenda një automjeti ose është qëlluar nga dikush tjetër që e shiqëronte.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë rreth orës 04:15.

Viktima është identifikuar si shtetasja Erelina. Xh. ndërsa është gjetur e pajetë brenda një makine tip Volvo. Ajo ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit, ndërsa policia po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë.

“Informacion paraprak/Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”,njoftuan blutë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...