Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në kontinent: Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian. Kjo ngjarje historike do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, duke shënuar një moment të paprecedent për vendin dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në samit pritet të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa – përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Europian, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të tjera vende të kontinentit. Ky është hera e parë që Komuniteti Politik Europian mblidhet në një vend të rajonit, duke konfirmuar rritjen e rolit politik dhe strategjik të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.
Në fokus të diskutimeve do të jenë temat me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Europës: siguria në kontinent, konkurrueshmëria ekonomike dhe fuqizimi i brezit të ri. Kryeministri i Shqipërisë do të ketë një rol qendror, jo vetëm si mikpritës, por edhe si përfaqësues i një vendi që aspiron integrimin e plotë europian.
Agjenda zyrtare e Samitit përfshin:
•10:00 – Mbërritja e delegacioneve
•11:15 – Ceremonia e hapjes
•11:40 – Fotografia e përbashkët familjare
•11:45 – Seanca e parë plenare
•13:15 – Drekë zyrtare
•14:30 – Tryeza e dytë tematike
•15:30 – Takime bilaterale mes Kryeministrave
•17:30 – Seanca plenare e mbylljes
•18:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës, vendit që do të presë Samitin e ardhshëm. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












