Meloni: Rama, fitore tërësisht e papritur

Shares

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka befasuar sot në Tiranë kur ka thënë se nuk priste që Edi Rama të fitonte zgjedhjet parlamentare.

Meloni dhe qeveria e saj e mbështetën Ramën gjatë fushatës teksa miratuan marrëveshjen e pensioneve si dhe me gjasa mbështetën Ursula fon der Lyein të hapte dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë një javë para votimeve.

Më pas në fjalën e saj, Meloni vlerësoi punën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, duke e quajtur një hap drejt “ribashkimit të Europës”.

“Shqipëria është Europë, po aq sa Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse janë pjesë e kësaj apo asaj organizate. Të gjithë shtetet e pranishme këtu nuk janë më pak europiane se sa 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian”, tha ajo.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...