FAKT&FAKE/ Një tjetër lajm në titull e tjetër lajm në tekst

FAKT&FAKE/ Një tjetër lajm në titull e tjetër lajm në tekst

83
0
Shares

Çfarë ka ndodhur

Javanews.al ka publikuar një lajm më 6 maj 2025 në lidhje me fjalën që mbajti kreu i PD-së, Sali Berisha në samitin e IDU në Bruksel. Shkrimi mban si titull: “Zgjedhjet ishin farsë”, Berisha ‘nxin’ Shqipërinë në Bruksel: Populli shiti votat, i bleu Rama me…”

Ndërsa teksti kryesisht përmban pjesë nga fjala e Berishës në samit në lidhje me manipulimin sipas tij të zgjedhjeve të 11 majit nga qeveria Rama.

Ndër të tjera lajmi transmeton se sipas Berishës, ‘zgjedhjet ishin një farsë’, ndërsa bëri thirrje që ‘nëse nuk kthehet vota e lirë, vendi ynë do të zhduket’.

Ndër të tjera kryedemokrati doli për mbylljen e platformës TikTok, bonusin e pensionistëve dhe faljene gjobave për 10 vitet e fundit.

“Qeveria përdori fondet publike për të blerë votat. Ata paguan pensionistët 100 euro si një dhuratë, në mes të fushatës. Dy ditë para zgjedhjeve Rama bëri amnisti për gjobat e 10 viteve të fundit, që janë rreth 200 milionë euro. Punonjësit e administratës u përdorën si patronazhistë, u detyruan të sjellin 10 vota secili. Ata u vendosën afër qendrave të votimit të kontrollonin votuesit.

Në një narko-shtet, kryeministri vendosi të përdor licencat e kanabisit për vota.

Ai financoi 7 milonë euro për Giro D’Italia dy ditë para zgjedhjeve. Ai bllokoi Tik-Tok pas liderëve të Kabulit dhe Teheranit, për të mos u kritikuar. Ai përdori prokurimet publike për të blerë vota dhe influencë. Të gjitha këto u reflektuan nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Ata bënë një raport shumë serioz.

Zgjedhjet ishin një farsë, nëse nuk kthejmë votën e lirë, vendi jonë do të zhduket. Ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Shpresoj në mbështetjen e qeverive të vendeve tuaja”, u shpreh ai.

Siç shihet në tekst nuk thuhet në asnjë vend se ‘populli shiti votat…’ siç shkruhet në titullin e këtij lajmi.

Ndërkaq edhe në fjalën e plotë të Berishës në samitin e IDU ai nuk ka përdorur shprehjen ‘Populli shiti votat…’

Konteksti

Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare më 11 maj të cilat u fituan me një rezultat të thellë nga PS me afro 60% të vendeve në Parlament. Opozita nën drejtimin e PD pretendon se zgjedhjet u manipuluan në forma të ndryshme nga qeveria. Edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR ka theksuar pjesëmarrjen e qeverisë në zgjedhje duke ndryshuar balancat mes partive politike në garë.

Në lidhje me manipulimin ose jo të votave ka një opinion të ndarë në vend, jo vetëm në politikë por edhe në media. Zëra të ndryhsëm e mohojnë plotësisht manipulimin nga njëra anë ndërsa të tjerë grupe theksojnë se manipulimi ishte masiv.

Një vështrim më i thellë

Titulli në lajm nuk ka asnjë lidhje me atë cfarë transmetohet në tekstin e tij. Berisha nuk citohet askund të ketë thënë se ‘populli shiti votat’, edhe pse flet për shitje dhe blerje të votave.

Përdorimi I këtij titulli mund të keqorientojë lexuesin në lidhje me qëllimin apo përmbajtjen e saktë të fjalës së Berishës. Në rrjete sociale apo në internet pjesa më e madhe e lexuesve nuk lexojnë më shumë se sa titulli i lajmit. Një tjetër studim nga Universiteti i Kolumbias dhe Instituti Kombëtar Francez zbuloi se 59% e lidhjeve të shpërndara në rrjetet sociale nuk janë klikuar kurrë, duke treguar se shumica e njerëzve ndajnë lajme pa i lexuar ato sipas The Independent.

Në përmbledhje, shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram shpërndajnë lajme pa i lexuar ato, duke u bazuar vetëm në titujt e tyre  Kjo sjellje ka implikime të rëndësishme për përhapjen e informacionit dhe formimin e opinioneve publike.

Fluksi i lajmit

Javanews e ka publikuar lajmin në faqen e saj në internet dhe në rrjete sociale. Javaneës ka 56K në Facebook dhe 900 ndjekës në Instagram.

A është lajm

Lajmi në tekst është korrekt. Titulli përmban një deklaratë të pathënë nga Berisha. Kjo e zhvendos kontekstin e lajmit nga nga një kronikë pasqyruese tek një kronikë që synon orientimin e lexuesit.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY