Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Pediatrisë në spitalin ‘Nënë Tereza’

Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Pediatrisë në spitalin ‘Nënë Tereza’

1581
0
Shares

Ka humbur jetën sot në mënyrë të papritur mjeku i njohur i Pediatrisë në QSUT, Dr.Bashkim Nezaj.

Lajmi u njoftua nga familjarët dhe miqtë ndërsa QSUT ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj.

Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e shërbimit të Pediatrisë, duke u bërë shembull i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një figurë e dashur dhe e respektuar, që la gjurmë të thella në QSUNT dhe në zemrat e pacientëve të vegjël.

Në emër të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.

Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”, thuhet në përkushtimin e spitalit më të madh të vendit, ku Bashkimi kaloi jetën e tij profesionale.

Bashkim Nezaj do të mbetet gjatë në kujtimet e kujtdo që e njohu. Ai u rrit në Tropojë me motra e vëllezër të shumtë të cilët babai i tyre Ademi i la të vegjël. Familje e përndjekur nga regjimi, por ia dolën të përballojnë jetën me kurajo e nder.

Bashkimi iu përkushtua mjekësisë që në shkollë të mesme mjekësore në Vlorë e më pas fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Për të përballuar shpenzimet e shkollës në Universitet nuk u ndal një ditë duke punuar si infermier nate deri në përfundim të studimeve. Pak vite pas shkollës mbrojti gradën shkencore ‘doktor’ dhe për shumë vite me qetësi e përkushtim mjekoi mijëra fëmijë në urgjencën pedriatike. Më pas ai ishte shef pavioni e pëe disa vite edhe drejtues i Pediatrisë.

Nuk pushoi asnjëherë pëe të ushqyer aftësitë e tij profesionale duke ndjekur kurse trainimi në vendet perëndimore dhe ndërkohë nuk ndali edhe kontributin e tij në bashkëpunim me agjencinë e OKB për emigrantët.

Bashkimi ishte një mik, një mjek dhe një humanist. Ndërsa iku fizikisht duke lënë pas dhimbje, shembulli i tij do të rrijë pranë të gjithë atyre që e njohën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY