Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 9 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të sigurojë vetëm 3 mandate.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS ka siguruar katër mandate nga lista e mbyllur për kandidatët Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu. Ndërsa pesë mandate të tjera janë marrë nga kandidatët e listës së hapur: Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Pesë nga këta emra janë deputetë të rinj në radhët e PS-së: Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
Nga lista e hapur e Partisë Socialiste, shtatë kandidatë nuk arritën të sigurojnë mandate.
Nga ana tjetër, koalicioni PD-ASHM ka përfaqësim më të ulët se në zgjedhjet e mëparshme, duke marrë vetëm tre mandate nga katër të paracaktuara në listën e mbyllur. Në Kuvend do të rikthehen Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa. Kandidati Atird Hoxha, ndonëse i përfshirë në listën e mbyllur, nuk arriti të sigurojë një mandat.
Gjithashtu, nga lista e hapur e këtij koalicioni, asnjë nga 12 kandidatët pjesëmarrës nuk arriti të fitojë mandat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












