Pasi nuk u rendit tek fituesit në listën e qarkut të Korçës, deputeti i PD, Edmond Spaho deklaroi dorëheqjen nga politika.
“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!
Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.
Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.
Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.
Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.
I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine”, deklaroi Edmond Spaho.
Spaho e nisi karrierën politike që në fillimvitet ‘90 si zv/ ministër i Turizmit e mës pas Sekretar Shteti për Turizmin.
Në PD u bë anëtar i një grupseksioni në 1997, më pas anëtar i Këshillit Kombëtar të PD e deputet i saj për disa legjislatura. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












