Spinimi i lajmeve të rreme përmes faqeve lokale në Facebook, a dha...

Spinimi i lajmeve të rreme përmes faqeve lokale në Facebook, a dha dorëheqje Gazment Bardhi

60
0
Shares

Çfarë ka ndodhur

Dy ditë pas votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatet e numërimit të votave e nxjerrin PS fituese të zgjedhjeve ndërsa në qarkun e Fierit, PS shënuar fitoren më të thellë në 35 vite. PS fitoi 2 mandate deputeti nga 16 gjithsej, ndërsa PD dhe opozita e drejtuar prej saj ka fituar vetëm  4 mandate.

Një faqe e vogël në rrjete sociale (Facebook) Fieri news ka publikuar më 13 maj 2025 një postim  përmes të cilit lajmëron se Gazment Bardhi që drejtonte fushatën e PD-së në qarkun e Fierit ka dhënë dorëheqjen.

“Gazmend Bardhi jep dorëheqien nga mandati deputetit , nga informacione akoma të pa konfirmuar mir thuhet se nga humbja dhe thelle moralisht do jap doreheqien nga vendi i sigurtë”, thuhet në postimin e Fier neës.

Po atë ditë disa orë më pas Gazment Bardhi ka postuar në rrjete sociale një falënderim për votuesit e PD. Në këtë postim dhe as më vonë ai nuk deklaron dorëheqje nga mandati.

Konteksti

Qarku i Fierit ka 16 mandate për Kuvend, i dyti në vend pas Tiranës. Ai u fitua thellë nga PS, fushata e së cilës drejtohej nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. Përgjatë fushatës pati disa denoncime të deputetit të PD Gazment Bardhi ndaj Ballukut për korrupsion zgjedhor.

Në përgjithësi fushata atje ishte e ashpër dhe u shoqërua me përplasje mes drejtuesve politikë të qarkut.

Lajmi i rremë për Gament Bardhin ishte shumë ofensiv dhe si i tillë nuk mund të pranohet të publikohet nga media kombëtare. Për këtë zgjidhen faqe pak më të njohura. Lajmi përmes faqes mund të mos arrijë audienca por ai shpërndahet në faqe të tjera edhe më të mëdha duke siguruar një arritje të gjerë në zonat ku synohet.

Gazment Bardhi nuk kishte dhënë dorëheqje e aq më pak të kishte dorëzuar mandatin. Ai po ndiqte fushatën zgjedhore nga shtabi i PD-së dhe po priste rezultatin përfundimtar të numërimit të votave.

Një vështrim më i thellë

Lajmi është i rremë dhe qëllimi i tij nuk ka qenë përfitimi politik pasi tashmë beteja politike kishte përfunduar por ka qenë rëndimi i gjendjes së Bardhit si kundërshtar politik edhe në sytë e opinionit duke lajmëruar një keqësim edhe më të madh të situatës së tij, përmes dorëheqjes.

PS spinoi edhe në media të tjera lajme të kësaj natyre si ‘Bardhi është zhdukur’, “Bardhi nuk ëhstë parë prej dy ditësh”, “Bardhi kërkohet por nuk gjendet askund” etj.

Fluksi i lajmit

Lajmi nga faqja Fieri neës është shpërndarë 17 herë. Faqja ka një numër të vogël ndjekësish, 689 ndjekës dhe është krijuar në janar të vitit 2022. Të lë përshtypjen se faqja funksionon kryesisht në fushata zgjedhore apo ngjarje të rëndësishme politike.

A është lajm

Faqja ka transmetuar një lajm të rremë. Synimi është keqësimi i figurës së kundërshtarit politik. Postimi ka në vetvete edhe një ironi që zbut lajmin e rremë duke e kodifikuar atë në një format që shijohet më tepër si enigmë se sa si njoftim me përfundim të qartë.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY