Të dhënat paraprake nga numërimi i votave të diasporës tregojnë një epërsi të dukshme të Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike. Deri më tani janë hapur rreth 38,806 zarfe, dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS ka siguruar mbështetjen e 55% të votuesve shqiptarë jashtë vendit.
Partia Demokratike renditet e dyta me 28% të votave, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt janë koalicioni “Nisma Bashkë” me 8.2% dhe “Mundësia” me 3% të votave të numëruara.
Gjithsej janë janë dërguar afro 195 mijë zarfe me vota nga emigrantët shqiptarë, çka tregon për një pjesëmarrje të lartë dhe një interes të shtuar për procesin zgjedhor. Procesi i numërimit vazhdon dhe pritet të ndikojë në ndarjen e mandateve përfundimtare.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












