Ndërsa po shkon drejt përfundimit numërimi i votave në Qarkun e Fierit, qeveria ka marrë në qark 3 mandate më shumë se në 2021 duke arritur në 12 tilla bga 16 gjithsej. Ky është eshe rezultati më i lartë që PS ka marrë në përqindje në ndonjë qark të vendit përfshirë edhe bashkinë e Tepelenës por pas asaj të Pustecit.
Këto zgjedhje ka pasur një numër më të ulët votuesish, por PS u rrit. Drejtuesja politike e PS në këtë qark Belinda Balluku është zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrkturës me një buxhet 1.2 miliarfë euro për 2005.
Ndërsa jep inntervistë për suskesin, ish shefi i saj i kabinetit është në burg, vetë nën hetim dhe sot drejtori i ARRSh u paraqit për herë të tretë në SPAK.
“Klevisi i Ujesjellesave ka marre gati 1600 vota ne vetem 8 kutite e para te Fierit. 200 vota per cdo kuti.
Klevisi drejt 50 mije votave individuale”, transmeton në rrjete sociale gazetari Klodian Tomorri.
Në shumicë edhe të dënuarit në burgun e Fierit, kanë votuar Partinë Socialiste me 217 vota dhe 92 vota për PD.
Edhe partitë më të vogla janë zënë me shpulla. Lapaj, Shehaj, Doshi janë shumë shumë larg kapaciteteve të Ballukut, ose i vijnë anash.
Ndërkaq drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit Gazment Bardhi po e ndjek procesin e numërimit nga shtabi elektoral. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












