Berisha nxin zgjedhjet, deklaron manipulimin e blerjen masive, lajmëron protestë të madhe në ditën e samitit të BE në Tiranë

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha nxiu sot zgjedhjet e 11 majit duke i quajzir ato më të manipuluarat ndonjëherë dhe të diktuara nga krimi.

“Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.
Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista.

Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet.
Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera”, tha Berisha.

Ai tha se këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.
Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament.
Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.
Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë.
Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai.
Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër.

“Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues.

Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.
Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë.
Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje.
Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë”, tha Berisha.

Në vijim ai tregoi se dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës.

Berisha lajmëroi protestë më 16 maj në Tiranë në Bulevardin Zogu I, jo shumë metra larg vendit ku zhvillohet samiti BR-Ballkani Perëndimor. Ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo, të harrojë kush.

“Protesta e datës 16 është një protestë në emër të një populli që votën ja dikton revolja pas koke, siç ka ndodhur në Peshkopi. Që votën ja dikton Poja, Suel Çela, Blendi Xhabafti, ja diktojnë bandat në të 4-anët e vendit.
Miqtë që vijnë duhet të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe që një tiran, një narkodiktator, nuk i lejon ata, por i përdor të gjitha mjetet e dhunshme për tu rrëmbyer votën.
Ka krijuar shtetin monstër elektoral, para jush, para gjithë botës, për të shtypur e vullnetin e qytetarëve. Ky është fillimi i një beteje e cila nuk ndalet më.
Edhe njëherë, dora dorës do të formulohet e gjithë strategjia, por zgjedhje të cilat blihen në mënyrë të tillë, nuk ka parë toka. Të çosh zarfin me 100 euro, të flasësh 2 ditë para zgjedhjeve 200 milionë euro gjoba, të japësh licenca për mbjelljen e miliona rrënjëve kanabis për votë, të aktivizosh bandat, siç është evidentuar në qytetet, që bën thirrje për konflikt dhe destabilizim, por lufta jonë është për votë. Ne nuk mund të na imponojnë kush, kurrë në këtë mënyrë.
Jemi forcë politike sovrane. A ka gjë më të turpshme, shikoni kutitë si në Korenë e Veriut, 99.6% vota për PS-në nga diaspora. A mundet të pranohen këto. Për të mos u thënë se ne po dokumentojnë gjithçka”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...