Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian deklaroi sot se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot.
“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.
Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt. Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha Michael Gahler.
Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian quajti shqetësuese shpërdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë skemat e pensioneve dhe faljen e gjobave nga qeveria Rama tri ditë para votimeve.
“Disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara. Përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV duhet të adresohet. Disa bashkëbisedues ngritën shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore. Përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, faljen e gjobave. Disa nga raportuesit tanë kanë raportuar shqetësime për shitblerjen e votave, apo presionin ndaj zgjedhësve, përfshirë nëpunësit e administratës që përbëjnë një segment të konsiderueshëm të elektoratit.
KQZ arriti ti menaxhojë procedurat në mënyrë eficente. Mirëpresim marrëveshjen e re mes KQZ – SPAK e Prokurorisë që ofroi mundësi më të mira për hetimin e procedimin e krimeve zgjedhore.
Sa i takon medias, problem madhor që duhet përmendur është mungesa e kushteve të barabarta të garimit, sidomos për partitë më të vogla.
Financimi jo transparent vazhdon të jetë aspekt shqetësues. Influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive. Qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara. Gjatë ditës së zgjedhjeve ekipet tona thanë se disa nga QV ishin shumë të vogla e nuk ofronin akses të pavarur për njerëzit me aftësi të kufizuar. Prania e disa personave në afërsi të QV ishte dicka që u raportua, roli i tyre ishte shumë i vështirë për tu identifikuar. I bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa. Ata që janë të sëmurë nuk kanë mundësi të votojnë. Ne bëjmë thirrje që të zgjidhet në procesin e ardhshëm. Kuotat 30 % e grave u tejkalua dhe ne e mirëpresim.
Ne presim që qeveria të konstituohet në vjeshtë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës në frymë e gërmë e të vijojmë reformat themelore me konsensus kombëtar. Shpresoj që parlamenti i ri të miratoj legjislacion të ri dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Shpresojmë që gjuha e përdorur të ketë tona më të buta. PE do vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri. Angazhimi i Shqipërisë për të ardhmen e BE-së është një element i radhë i konsensusit kombëtar, cilado nga 2 partitë kryesore të dalë fitimtare në këto zgjedhje do të duhet ta dëshmojë këtë. Duhet të rrisim besimin në zhvillimin e zgjedhjeve”, thuhet në raportin e OSBE/ ODHIR. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












