Çfarë ka ndodhur
Është shpërndarë një postim në rrjete sociale nga një faqe online me 34K ndjekës në në Facebook, djathtas.al.
Lajmi nuk është krijuar nga faqja por është publikuar nga një media online në Maqedoni.
Lajmi ka titullin “Reagon OSBE: Nuk njohim procesin e zgjedhjeve në Shqiperi pasi partia në pushtet përfitoi nga…”
Pavarësisht se shkrimi mban këtë titull teksti brenda tij është thjesht citim i deklaratave të vëzhguesve të OSBE në një konferencë shtypi dhënë më 12 maj në Tiranë.
Teksti i lajmit: Misioni i OSBE-ODHIR paraqiti sot një raport nga gjetjet për procesin zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme (11 maj) në Shqipëri.
Përfaqësuesja e OSBE-së deklaroi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik.
Sipas raportit, kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik. OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik. Mes të tjerash nuk janë ndalur kritikat, ndërsa thuhet se; Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, krijoi avantazh të padrejtë.
“Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave.
Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës duke krijuara avantazh të padrejtë në pushtet…pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën.”, thuhet në raport.
Konteksti
Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare me 11 maj. Rezultati i zgjedhjeve në shumë zona është kontestuar nga opozita. Edhe raporti i shkurtër i OSBE/ODHIR ka qënë kritik më momente të ndryshme të zgjedhjeve. Por as në deklaratën e vëzhguesve dhe as në përgjigjet e tyre për pyetjet e gazetarëve në një konferencë shtypi në Tiranë nuk është thënë se ata nuk njohin procesin e zgjedhjeve sic shprehet titulli më sipër.
Vështrim më i thellë
Theksi që i japin zgjedhjeve vëzhguesit ndërkombëtarë është ndikues në Shqipëri në rastet kur ka kontestime nga palët. Nëse do të kishim një deklaratë për mosnjohje zgjedhjesh vendi mund të llogarisë të futet në zgjedhje të tjera.
Por në fakt nuk ka një rast zgjedhjesh në Shqipëri kur janë vlerësuar prej OSBE/ODIHR si të papranueshme dhe nuk është në praktikën e kësaj organizate të japë përcaktime të tilla.
Fluksi i lajmit
Në momentin e monitorimit, fluksi i lajmit nuk është i lartë. Por duke konsideruar subjektin e tij pritej vëmëndje në rrjete sociale. Faqja që e ka shpërndarë në rrjete sociale ka 34K ndjekës, ka 138 ndarje, 250 like dhe 40 komente.
A është lajm
Lajmi siç është shkruar në titull është i rremë. Nuk ka përcaktim final rreth standartit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR.
Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/