Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar autoritetet për mungesë reagimi përballë asaj që ai e quajti terror ndaj qytetarëve dhe ndërhyrje në procesin e votimit.
Duke folur pranë një qendre votimi në Vorë, Noka ngriti pyetje të drejtpërdrejta për praninë e forcave të rendit dhe institucioneve të drejtësisë:
“Keni parë ndonjë polic ju këtu? Keni gjithë ditën këtu, a keni parë ndonjë polic te qendra e votimit? Ku është policia? Ku është SPAK?” – deklaroi ai para mediave dhe qytetarëve të pranishëm.
Sipas tij, ndonëse kishte kaluar më shumë se dy orë nga një incident që ai e përshkroi si “intervenim i një bande për të terrorizuar qytetarët”, asnjë përfaqësues i policisë apo SPAK nuk ishte prezent në vendngjarje.
“Normalisht, kur intervenon një bandë për të terrorizuar qytetarët dhe për të ndikuar votën, SPAK duhet të ishte këtu,” theksoi ai.
Noka: Keni parë ndonjë polic ju këtu, ju keni gjithë ditën këtu, keni parë ndonjë polic te qendra e votimit? Ku është policia, ku është SPAK?
Normalisht kur intervenon një bandë për të terrorizuar qytetarët dhe për të intervenuar votën, SPAK duhet të ishte këtu.
Ka 2 orë që ka ndodhur ngjarja, shikoni SPAK e policë ju këtu? Asnjë.
Në bazë të ligjit, duhet të ishin këtu.
E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së, ka ndonjë reagim për këtë?
A e dini ju që janë pajisur të gjithë patronazhistët me badge të KQZ dhe lëvizin nëpër qendra të votimit në Tiranë gjithandej.
Keni ndonjë reagim, Celibashi gojarisht thotë që nuk janë badge të prodhuara nga ne, janë fallco.
Dhe ja kam referuar policisë, dini ju që policia të shkojë qendër më qendër dhe të sekuestrojë këto badge dhe të arrestojë personat që falsifikojnë vulat e institucioneve shtetërore?
Çfarë tregojnë këto, tregojnë se ata kanë vetëm një shpresë, shpresa janë bandat.
Ta harrojnë, sot i bëj thirrje çdo qytetari, dilni në votime, në Vorë, këtu dhe kudo, dilni në votime.
Tmerri i bandës së [pushtetit] dhe i bandave si Xhabaftet këtu, janë vota e lirë.
Dilni në votime dhe jepni një mësim, duhet rrëzuar ky pushtet horrash dhe banditësh, ky pushtet trafikantësh, sepse ky tregon atë që s’e ka treguar as diktatura.
As diktatura dikur nuk imponoi me banda por me ligjërim të dhunshëm.
Nëse ju keni parë një polic këtu, një reagim të shtetit, ka 2 orë që ka ndodhur ngjarja…
Qytetarëve u them edhe një gjë, rrini të qetë, dilni në votime, janë përpëlitjet e fundit të tyre, janë përpëlitjet e fundit të tyre. Askush nuk i trembet më atyre, dita e qytetarëve po vjen, dita e bandave merr fund sot.
Nesër do të gdhihet dita e qytetarëve. Dilni masivisht në votime sepse vota juaj u jep fund kurtheve dhe bandave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












