Një person u arrestua sot në Kukës dhe një tjetër është në kërkim me dyshimin për korrupsion në zgjedhje.
Policia e Kukësit njofton se në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy persona për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lusen Kukës, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.
“Gjatë arrestimit, 27-vjeçarit ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasit G. P., ndërkohë që lidhur me këtë rast, materialet i kaluan SPAK”, njoftoi policia e Kukësit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












