Kapet biznesmeni në Dibër duke blerë vota për PS

Shares

Një biznesmen dhe një tjetër u kapën me para e materiale të tjera zgjedhore me synim blerjen e votave.

Përfaqësues të Partisë Demokratike ndaluan dy automjete në Maqellarë me pretendimin për blerje votash nga eksponentë të Partisë Socialiste.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë me dije se materialet procedurale lidhur me ngjarjen janë referuar pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje.”

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuar për këtë vepër janë shtetasit H.M., 54 vjeç, dhe biznesmeni Fiqiri Pali, 57 vjeç. Ky i fundit rezultoi të ishte pronari i një automjeti tip Mercedes Maybach ku, gjatë kontrollit të kryer nga prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore, u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona naftë.

Nga kontrolli i dytë automjeti, ku ndodheshin edhe anëtarë të shtabit elektoral të kandidatit të PS-së, Blendi Klosi, nuk rezultoi të ishin gjetur sende të paligjshme. Prokuroria ka urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e celularëve të disa prej të pranishmëve në vendngjarje, me qëllim hetimin e mundshëm të një skeme të organizuar të blerjes së votave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...