FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo...

FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

55
0
Shares

Çfarë ka ndodhur

Top channel ka transmetuar një lajm më 10 maj me titull: Bllokuan makinën me pretendimin se po bliheshin vota në Maqellarë, Policia çon në SPAK kandidatin e PD dhe disa persona të tjerë

Sikurse transmeton Top channel policia e Dibrës ka njoftuar se të premten rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

“Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xhemal Gjunkshit, 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Më pas lajmi vijon me një fazë tjetër të hetimit pa shpjeguar se në fakt kemi përmbysje të situatës së investigimit të policisë.

Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; dhe F.P., 57 vjeç.

Ndërkaq njoftimi i policisë së Dibrës më 10 maj 2025, ora 12.39 pm, në lidhje me këtë ngjarje është si në vijim:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15,  në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave,  banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe  Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç;  Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Ndërsa një orë e gjysëm më vonë në 1:59 pm, në të njëjtën ditë, drejtoria Vendore e Policisë Dibër jep një pamje tjetër të ngjarjes:

“Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës  09.05.2025, në Maqellarë,  u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54  vjeç; dhe F.P., 57 vjeç”, njofton policia e Dibrës.

Konteksti

Qarku i Dibrës është një zonë me mjaft tensione elektorale në të gjitha zgjedhjet e viteve të fundit. Ajo zonë ka 5 mandate dhe gjithnjë beteja mes kundërshtarëve politikë është mandati i tretë. Dy dosje me dyshime të forta për manipulime që kaluan edhe në një proces gjyqësor në Dibër u krijuan nga zgjedhjet e pjeshme lokale në Dibër më 2016.

Një vështrim më i thellë

Përundimi i lajmit është se policia ka nisur hetim për veprën penale ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’ për një biznesmen i cili dyshohet se po shpërndantë para dhe tollona nafte në këmbim të votës për një parti politike. Policia nuk e ka shpjeguar në detaj çështjen por edhe tek njoftimi i dytë i saj kemi saktësim të akuzës për korrupsion zgjedhor dhe dy persona që nuk janë përmendur në njoftimin e parë, tashmë janë përfshirë si protoganistë të ngjarjes.

Titulli i lajmit shmang këtë zhvillim ndërsa në tekst vendoset në fund të lajmit si e parëndësishme akuza ndaj biznesmenit.

A është lajm

Keqinformimi lidhet me faktin se titulli i kronikës fsheh ngjarjen kryesore për të cilin është investuar edhe policia, ngritjen e akuzës ndaj biznesmenit dhe një personi tjetër. Duke vendosur atë titull në fakt vendos në një kontekst negativ të pamerituar personat që lajmëruan policinë për mundësinë e korrupsionit zgjedhor.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY