Kryeminsitri Edi Rama vendoai sot faljen e gjobave që më 2015. Qeveria miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave për shfuqizimin e gjobave të vendosura në vitet 2015 – 2024 dhe të paekzekutuara më parë.
Vendimi i qeverisë synon trukimin e votave duke nxitur qytetarët e penalizuar të votojnë PS.
Vendimi është në shkelje të pikës 4 të nenit 91 të kodit zgjedhor, në shkelje të garës së barabartë në zgjedhje, një akt që godet në themel zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Qëndresa Qytetare i kërkon KQZ të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar këtë akt të palgijshëm, dhe SPAK-ut, të hetojnë të gjithë procedurën e miratimit të këtij akti”, thuhet në një deklaratë të Qendresës Qytetare.
Vendimi përfshin shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












