Në krah të Berishës kristiandemokratët gjermanë, konservatorët britanikë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump

Shares

Në mitingun përmbyllës të PD ishin në krah të Berishës kristiandemokratët gjermanë, konservatorët britanikë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump, grup që plotësonte aleancat e djathta dhe të demokracisë.

Eurodeputeti gjerman në fjalën e tij tha se pasaportën Europiane ua garanton vetëm politikani i madh, Sali Berisha.

“Është një njeri i madh në këtë vend, është një lider i madh në këtë vend, ky njeri i madh, ky lider i madh është Doktor Sali Berisha që është ulur në rreshtin e parë.

Ai është një lider i cili para pak kohësh edhe gjithmonë e ka treguar se, mund ta orientojë këtë vend dhe ta prijë atë drejt lirisë.

Sali Berisha është garantuesi i vetëm i lirisë dhe i anëtarësimit në BE.

Kush do të jetë në Bashkimin e Europës, kush do të shikojë Shqipërinë vend anëtar të BE-së në të ardhmen e afërt.

Kam këtu diçka për ju.

Kjo është një pasaportë, është pasaporta ime, është një pasaportë e Bashkimit Europian dhe ju garantoj se Sali Berisha është i vetmi lider i këtij vendi i cili do të garantoj secilit prej jush një pasaportë Europiane.

Sali Berisha është i vetmi garantues që mund të ju sigurojë të rinjve që janë këtu pas meje një prespektivë drejt të ardhmen.

Kur shikon përreth, shoh shumë njerëz, me shumë shpresë, shoh shumë njerëz me shpresë, po te ky komb dhe po te e ardhmja e të rinjve, dhe gjithashtu jam i bindur se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Europian dhe do të takohemi po këtu në këtë shesh, ku do të festojmë shpresën e re.

Po e mbyll me një falënderim të madh për Doktor Sali Berishën, i cili është ati i këtij kombi”, tha eurodeputeti gjerman.

Ndërsa lordi britanik tha se do ju sjell përshëndetje nga Dhoma e Lordëve dhe konservativëve në Britaninë e Madhe dhe Irlanda Veriore.

“Ne ndodhemi në një udhëkryq. Ne mund të marrim rrugën e klientelizmit, korrupsionit, krimit narkotik, lakmisë vetjake, për përfitimin e një grupi të vogël njerëzish. Ose ne mund të zgjedhim një rrugë tjetër, të re, të lavdishme: lirinë, demokracinë, biznesin, punësimin, begatinë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon jo vetëm në Europë, por në botë, si një vend i madh, me vizion, ambicie dhe përparim, që ofron të ardhme për të rinjtë e saj.

Në përfundim ju them, fitorja është kaq afër. Dilni jashtë dhe tregojuni miqve tuaj, të afërmve tuaj për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Trokitni në dyer, flisni me njerëzit dhe u thoni atyre: mbështesni Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe sillni një të ardhme të shkëlqyer”, tha lordi britanik.

Ndërsa bashkëpunëtori i ngushtë i Trump Chris La Civita tha se Shqipëria, siç e dëgjuam më herët, ndodhet në një udhëkryq, jo vetëm për ëndrrat tuaja dhe të familjes suaj, por edhe për pozicionin e këtij vendi në skenën ndërkombëtare.

“Shqipëria nuk mund të përballojë një mandat tjetër të Edi Ramës. Korrupsioni, gjendja e dështuar ekonomike që ka shkatërruar familjet, mungesa e mundësive të qëndrueshme të punësimit, të gjitha gjërat që përcaktojnë lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë.
Por ju keni një mundësi historike, një mundësi për t’i treguar botës se populli shqiptar i refuzon politikat e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe se nuk do të ndaloni së luftuari për familjet tuaja. Por kjo ndodh vetëm nëse ju dilni dhe votoni. Merrni me vete miqtë, familjen, fqinjët dhe largoni Edi Ramën nga pushteti.
Në një Shqipëri të re me Doktor Berishën, keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos ia besoni të ardhmen e Shqipërisë një mjeku? Një doktor që ka shpëtuar jetë, pse të mos ia besoni të ardhmen e vendit?
Një plan i vërtetë. Një plan i vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Dhe një plan i vërtetë që do ta bëjë jetën tuaj më të mirë.

Unë vij sot këtu tek ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe për një popull të madh. E gjithë bota po e ndjek këtë zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, ajo varet prej saj”, tha Civitas. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...