Kriset nongrata, Berisha mund të shkojë më SHBA. Si përgjigjet DASH

Shares

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar në përgjigje të pyetjes se një gazetari amerikan se kreu i Opozitës Sali Berisha mund të shkojë në SHBA.

Gazetari amerikan  Marc Caputo që punon për agjencinë e lajmeve “Axios” përmes një postimi në X, thotë se DASH u përgjigj se nuk mund të lërë peng marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë për shkak të vendimeve të lobuara të Biden.

”E pyeta DASH për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se mund të vinte në SHBA”, poston gazetari duke shtuar edhe përgjigjen e DASH.

“Ne rregullisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si të tilla, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme ose marrëdhënia me Shqipërinë të mbahen peng nga vendimet e politizuara të epokës së Bidenit.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...