Kreu i FRPD, Besart Xhaferri tha sot në një postim në rrjete sociale se SPAK nuk mund tç luttpjë narkoterorizmin për sa kohë ka si ‘kryeredaktor’ Endri Fugën.
“Më 11 Maj, shqiptarët duhet t’i japin fund projektit të Edi Ramës për kriminalizimin e vendit, pasi në të kundërt Shqipëria rrezikon të kthehet në Ekuadorin e Evropës, ku njerëzit do vriten rrugëve dhe ku bandat do përplasen me armë me instancat shtetërore .
Në vetëm 3 javët e fundit kemi:
3 të vrarë.
8 të plagosur.
…në disa ngjarje që janë në kufijtë e Narkoterrorizmit dhe këtë duhet ta ndëshkojmë me votë.
SPAK është i kapur dhe, sa kohë ka Kryeredaktor Endri Fugën, nuk mund të luftojë projektet kriminale të Edi Ramës”, thekson Xhaferri.
Fuga është këshilltari i medias së kryeministrit Rama dhe ndërkohë zbatues i një platforme censure në media e rrjete sociale ndaj kritikëve të qeverisë, përmes disa zyrave komunikimi në institucione por edhe në kompani private të komunikimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












