Kryeministri Edi Rama ka përdorur logon e Samitit të BE për fushatë elektorale duke përfshirë në mënyrë të njëanshme edhe komisionin Evropian në fushatën e tij.
Në takime elektorale, në daljet në terren apo në media kombëtare, Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, shfaqen publikisht duke promovuar numrin e tyre në fletën e votimit nëpërmjet një logoje të stilizuar në formën e një ylli.
Një logo e cila në fakt rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj.
Anëtari i këshillit kombëtar Akik Kraja tha se ky rast përbën një skandal diplomatik të pahasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme.
“Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor.
Por dhe nëse këto kosto janë të ndara me partnerët europianë, sërisht përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.
Abuzimi me logon e takimit të Komunitetit Politik Europian është një rast jashtëzakonisht simbolik dhe material për mënyrën sesi financat publike keqshfrytëzohen nga Edi Rama në shërbim të objektivave të tij elektorale.
Bashkimi Europian, ashtu si për fondet IPARD, para të takspaguesve europianë, duhet të shprehet edhe për fondet e keqpërdorura për Samitin, fonde të taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi Kraja.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












