Rama u premton të rinjve 2 kg fara kungulli mandatin që vjen! Prandaj e quajnë Pashiqi i Shqipërisë, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në mitingun përmbyllës të fushatës në Elbasan.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Miqtë e mi, në 100 ditë Shqipëria do ketë listën e ilaçeve që rimburson republika italiane, 100 përqind të rimbursueshme.
Zotimi im është për fermerët e Elbasanit dhe Shqipërisë se në 100 ditë do të pesëfishohen subvencionet për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.
Se në 100 ditë, taksa armiqësore asimetrike do të zhduket dhe do vendoset njëlloj në shitje dhe blerje.
Se në 100 ditë, prodhimet e tyre bujqësore do mbrohen në çdo sezon.
Dhe se do investohet, do dyfishohet buxheti për bujqësinë.
Jam këtu për t’u dhënë fjalën se në 100 ditë, në spitalet tona nuk do mungojë asnjë ilaç për të sëmurët tanë.
E dëgjoja në Tepelenë, kishte një grup të rinjsh përpara, burreci 2 metra i gjatë, dhe u thoshte se në mandatin tonë të katërt, do keni nga dy kg fara kungulli të qëruar në muaj.
Ky është vlerësimi.
Unë u garantoj se edhe pushtuesi më i egër joshqiptar po të ishte, në këtë katastrofë demografike nuk do guxonte kurrë t’u thoshte të rinjve se do u servirim mandatin e ardhshëm dy kile farë kungulli në muaj.
Pra, ky është preokupimi.
Duke ardhur këtu, një zonjë te kthesa më përshëndeti me grusht. E përshëndeta me dy gishta.
Tani më lejoni t’i them asaj zonje: zonjë, ne mund të kemi mendime të ndryshme, por ne kurrë, as unë as ti, nuk mund të jemi për djepin bosh.
Nuk mund të jemi që të ikë rinia, ëndrra e Shqipërisë dhe të mbetemi këtu në këtë formë.
Nuk mund të jemi t’u ofrojmë dy kile farë kungulli në muaj.
Nuk mund të jemi për cinizma të tilla.
Prandaj ata të cilët nuk janë në Shqipëri, nuk janë shqiptarë, Michael Martens nuk është shqiptar, është publicist gjerman i njohur, pikërisht për këto i thotë Edi Ramës, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












