Një person u qëllua për vdekje sot në Has. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Planë ndërsa viktimë është një 34 vjeçar.
“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Ylber Jaku, 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rushit Sallahu, 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar”, njoftoi policia e Hasit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/