Pëllumb Gjoka
Gjykata e Posaçme ndan më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajovic duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë. Të tre këta do gjykohen me procedurë të zakonshme.
Ndërsa ish prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish shefi i Operacionales Oltian Bistri do gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Në seancën e ardhshme datë 19 maj ora 15.00, SPAK do japë konkluzionet përfundimtare për personat që do gjykohen me procedurën e shkurtuar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/