E/I dashur GRI,
Ti, që mbart dashurinë për familjen, shtëpinë, Shqipërinë në zemër.
Do të të rrëfej kush je në sytë e mi:
Ti je:
Përgjigjja e pyetjes “A do të ketë Shqipëri nesër?”;
Fuqia mistike që askush nuk mund ta nënshtrojë;
Shpresa e përmbysjes së madhe!
Nëse ti nuk zgjedh, do të zgjedhin të tjerët për ty. Ata që e kanë tharë vendin, ata që e kanë shitur veten, ata që e kanë bërë Shqipërinë trishtim të përditshëm.
Si nënë, si grua, si vajzë ndiej dhimbje kur shoh që:
– Fëmijët tanë kanë mësuar të ikin, jo të ecin; çdo orë janë larguar 9 bij nënash…9 çdo ORË!
– Prindërit tanë kanë mësuar të shuhen nga vetmia dhe pamundësia, jo nga mosha!
– Shpresat tona janë bërë si kënga e pakënduar e një dasme që mbeti dëshirë;
Ti e/i dashur gri ke shancin të vendosësh
– Për çdo fëmijë që do të thotë mirëmëngjes në shtëpinë e tij, jo mirëupafshim aeroport;
– Për çdo të moshuar që do të presë pensionin me dinjitet, jo me turp;
– Për çdo familje që do të flejë duke ditur se e nesërmja do të jetë ndryshe!
Sepse nëse ti nuk zgjedh, nesër do të ketë vetëm gurë për t’u prehur.
E/i dashur GRI,
Voto me dashuri, jo me urrejtje.
Voto për të ardhmen, jo të kaluarën.
Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht.
Shndërroje 11 majin në një puthje për fëmijët, një përqafim për prindërit dhe gjyshërit, një betim për Shqipërinë tonë!
Një nënë që nuk heq dorë
V.O: Kjo letër është shkruar me zemër dhe besim tek TI. Nëse e gjen veten, ndaje me një GRI tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












