Friedrich Merz
Friedrich Merz u zgjodh sot kancelari i Gjermanisë pas një raundi të dytë votimi në Bundestag pasi në votimin e parë ai nuk arriti të sigurojë shumicën absolute, duke humbur gjashtë vota.
Votimi i fshehtë në parlamentin me 630 vende nxori në pah përçarje të brendshme, pasi mbështetja e pamjaftueshme nuk mund t’i atribuohej qartazi as koalicionit të qendrës së majtë dhe as kampit konservator.
Në raundin e dytë Merz arriti të sigurojë 325 vota, duke tejkaluar shumicën minimale me nëntë vota dhe duke u konfirmuar si kancelari i ri i Republikës Federale të Gjermanisë.
Kjo është hera e parë në 50 vitet e fundit, kur kancelari Brand u zgjodh me një votë diferencë, që votimi për Kancelarin shkakton kaq shumë tronditje nga dështimi i raundit të parë.
Zgjedhja e tij pritet të sjellë një kthesë të rëndësishme në drejtimin politik të vendit, me fokus në politikat konservatore dhe stabilitetin ekonomik.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/