SPAK urdhëron prokurorinë e Fierit të hetojë kandidaten e PS, Zegjinën për...

SPAK urdhëron prokurorinë e Fierit të hetojë kandidaten e PS, Zegjinën për 3 vepra penale

171
0
Shares

SPAK urdhëroi sot prokurorinë e Fierit të hetojë për tri vepra penale kandidaten për deputete të PS në Fier, Zegjine Çaushi.

Akuza e bërë në SPAK nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mori shkak nga një video e publikuar tek emisionin Piranjat, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcënuar një qytetar që t’i shërbente shefes së saj ose do të përfundonte në burg. Zegjine Çaushi mbante postin e kryeinspektores së IVMT të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

Në një sekuencë të videos, duket që është biseda telefonike e regjistruar midis Gazmend Borgjit dhe Zegjine Çaushit.

Zegjine Çaushi: “…degjoje atë, se i thonë 5 mln lekë minimalisht gjobën, dhe vete bën nja dy vjet burg, akoma nuk kupton ti tani, për zotin ti do vesh në burg ore..”

Pak ditë më parë Zegjine Çaushi u kallëzua në KQZ nga Qëndresa Qytetare për  përdorim të aseteve shtetërore në fushatë.

Caushi dyshihet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY