Këshilltari amerikan i fushatës elektorale të PD, Philip Griffin tha sot në Berat për t’ju thënë se Amerika është shumë e interesuar për atë që po ndodh këtu në Shqipëri, dhe veçanërisht për zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, më 11 maj.
“Socialistët në Amerikë u përpoqën me anë të sistemit ligjor të shkatërrojnë Donald Trump. Por Donald Trump dhe populli amerikan tha jo, dhe i mposhti.
Dhe tani kam dëgjuar se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete. Por nuk do të ja dalin mbanë këtu.
Dr. Berisha nuk do të ndalojë së luftuari derisa të marrë Shqipërinë mbrapsht nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.
Dr. Berisha nuk do të ndalojë së luftuari në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi për punë të mira dhe të rinjtë të mos emigrojnë.
Doktor Berisha ka ndërmarrë një mision.
Unë kam qenë i përfshirë në politikë për 40 vitesh dhe nuk kam parë askënd që të punojë aq fort sa Prof. Dr. Berisha.
Dhe kam një mesazh shumë të rëndësishëm për ju; Dr. Berisha nuk mund të ja dalë vetëm, tani është koha që të gjithë ju të bëni rolin tuaj”, tha Griffin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/