Brenda 100 ditëve do të ndezim fuqishëm motorët e shpresës në këtë vend, tha Berisha këtë psdite në një takim në Berat.
Çfarë thoshte mbrëmë? Lexojeni.
Çfarë i thoshte mbrëmë Edi Rama gazetarit kur e pyeste, po ai inceneratori 130 milionë euro që nuk ekziston dhe paratë janë zhdukur.
U djegsh në incenerator, i thoshte gazetarit.
Po kush të digjet, gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje apo ai që ka vjedhur 130 milionë euro taksa tuajat.
Shikoni se çfarë përgjigje jep, çfarë kurajo ka.
U djegshi në incenerator ju, sikur inceneratori të ishte një gjë dhe jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione.
812 mijë pensione janë 130 milionë euro.
Apo tjetra. Makinën, për të larë prapanicën e makinës, 10 mijë euro në muaj. Të sëmurët vdesin për ilaçe në spitale.
Ky Erioni i Beratit, ky është vëllai siamez me Veliajn e Tiranës.
Këta kanë një model, vidh taksat e qytetarëve.
Ndaj dhe unë jam këtu para jush për t’u kërkuar 100 ditë.
Për t’u kërkuar që me 11 Maj të votoni për t’i dhënë kësaj aleance 100 ditë.
Dhe unë u jap fjalën e nderit këtu ju dhe pas 100 ditësh do vij në këtë shesh.
Pas 100 ditësh në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Sot 570 mijë pensione janë nën 172 euro.
Në 100 ditë nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro.
Në 100 ditë, çdo biznes do paguajë për energjinë 3 herë më pak se sa paguan sot.
Në 100 ditë, çdo fermer i Beratit, Skraparit, Kuçovës, Dimalit, do mamrrë pesëfishin e subvencioneve që merr sot për fidanë të mbjellë, për kokë bagëti dhe për njësi prodhimi.
Paratë janë, do ua kthej ju unë paratë, nuk do ua vjedhin më qeveritarët se paratë janë të gjitha.
Garantoj në 100 ditë, taksa armiqësore ndaj fermerëve do të jetë simetrike si në blerje dhe në shitje. Kështu që janë ata që do përfitojnë TVSH-në.
Miqtë e mi, çdo pensionist, çdo rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit, me të cilën ne do i rikthejmë 450 euro që është TVSH e ushqimeve bazë. Pra ata do i blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët.
Në 100 ditë, për ju, për çdo qytetar, për çdo fëmijë, për çdo të rritur, për çdo pensionist, Shqipëria do ketë listën e republikës italiane për rimbursim të ilaçeve 100 përqind.
Nuk them unë shëndetësi falas pa rimbursime shëndetësore, atë nuk e them, por listën e ilaçeve të rimbursueshme si në Itali do e ketë çdo shqiptar.
Në 100 ditët, nafta nuk do mund të shitet kurrë më shumë se sa shitet në Maqedoni dhe Kosovë. Pra çmimi i saj do bjerë 40-50 përqind”, tha Berisha ndër të tjera.
Në vijim Berisha shpalli edhe paktin kombëtar për rininë. Ai parashikon punësim brenda vitit, 5 mijë euro grant për biznesin, kuota në çdo fushë për ta.
“100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë.
Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat.
Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private.
Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij.
5 mijë euro grant për çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri.
Grantet nga fondi kombëtar do të përdoren për startupet teknologjike, sociale, por edhe për fermerët e rinj që duan të zhvillojnë fermat e tyre.
Inkubatorë rajonalë në çdo qendër të madhe për t’u afruar biznesmenëve të rinj të gjitha lehtësirat për bizneset e tyre.
Punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 përqind me taksa. Po!
Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si ujët e pakët për ne. Ne do bëjmë gjithçka që ata të rrijnë, të ndërtojnë foletë e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Të gjitha këto, 5 vite pa asnjë taksë kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre.
Kombi në rininë e tij vjen vetëm kur ne të marrim çdo masë që të rinjtë të kenë çdo hapësirë për ëndrrat e tyre këtu në Shqipëri.
I garantoj se kuotat në raport me grupmoshën do jenë operative si në politikë, si në çdo fushë tjetër.
Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të dataqendrave.
Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin.
Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre.
Kombi duhet të ndryshojë tërësisht qëndrimin ndaj të rinjve, në mënyrë që ata të mbeten këtu në Berat, të mbeten në Shqipëri.
Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë.
Për fëmijën e parë 70 euro bonus.
Për fëmijën e dytë 60 euro.
Për fëmijën e tretë, nga lindja gjer 23 vjeç, çdo shpenzim do merret përsipër nga shteti. Për fëmijën e katërt e njëjta gjë.
Shkollat tetëorëshe. Shkollat me ushqim. Shkollat me teknologjinë më të lartë.
Mësuesit nuk do kenë rrogë nën 1500 euro”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












