KORÇË/ Policia arreston vëllain e deputetit të Bilishtit, policia tregon sherrin por jo shkakun

Shares

Vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati u arrestua nga policia e Korçls pas një sherri që u zhvillua mes tij dhe një shoferi kamioni në Bilisht. Në sherr u përfshi edhe deputeti Bledion Ballbati.

Ngjarjq ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrethrrotullimin e  Bilishtit.

Alti Nallbati, i njohur ndryshe me nofkën “Duçja”, dyshohet se ka goditur me grushte shoferin e një kamioni.

Sipas policisë, në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit  në qytetin e Bilishtit  shtetasi Alti Nallbati, ka  ndaluar automjetin  me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

“Më pas, ai ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me drejtuesin e kamionit, dhe më pas  tentoi ta zbresë me forcë nga mjeti shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik.

Në këtë konflikt është përfshirë  edhe vëllai i  tij Bledioni ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar ta godasë shoferin.

Nga deklarimet e dhëna në polici, dy vëllezërit Nallbati kanë deklaruar se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i aksidentojë”, njoftoi policia e Korçës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...