FAKT & FAKE/ Krahasimi mes kontratës së lobimit të PD-së dhe solidariteti...

FAKT & FAKE/ Krahasimi mes kontratës së lobimit të PD-së dhe solidariteti për tërmetin, si ‘shkatërrohen’ shifrat

63
0
Shares

Çfarë ka ndodhur

Top Channel ka transmetuar një lajm më 4 maj 2024 në të cilën bën një krahasim mes donacioneve nga shqiptarët e SHBA për kontratën e PD dhe donacionet për tërmentin që goditi Shqipërinë më 2019.

Ja çfarë shkruhet në tekstin e kronikës së Top Channel:

Titulli: Nga solidariteti për tërmetin te lobimi politik, dy shifra që meritojnë të krahasohen

Teksti (pjesërisht): 1.6 milionë dollarë të mbledhura nga mijëra shqiptarë të diasporës për ndihmë pas tërmetit. 6 milionë dollarë për një kontratë lobimi në SHBA nga Partia Demokratike. Një kontrast që ngre pyetje të natyrshme mbi burimin dhe transparencën e fondeve.

Pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, solidariteti i shqiptarëve në diasporë ishte i menjëhershëm dhe i prekshëm. Brenda pak javësh, komuniteti shqiptaro-amerikan arriti të mblidhte 1.6 milionë dollarë për të ndihmuar familjet e prekura në Shqipëri. Fushata u zhvillua në mënyrë publike, me pjesëmarrje masive dhe raportim të hapur mbi përdorimin e fondeve.

Katër vjet më vonë, një tjetër shumë financiare hyn në qarkullim publik: 6 milionë dollarë të dedikuara për një kontratë lobimi dyvjeçare në SHBA, e nënshkruar nga Partia Demokratike. Lajmi për marrëveshjen u bë i ditur pak ditë më parë, por deri më tani, nuk është dhënë asnjë informacion konkret mbi mënyrën e financimit, burimin e fondeve apo strukturën e plotë të marrëdhënies kontraktuale.

Ndërsa në rastin e fushatës humanitare pas tërmetit fondet u mblodhën nga dhjetëra mijëra qytetarë dhe u menaxhuan përmes organizatave të njohura, në rastin e lobimit politik kemi të bëjmë me një shumë shumë më të madhe — e cila, sipas informacioneve të bëra publike, është mundësuar nga një numër shumë i vogël individësh.

Megjithatë, identiteti i plotë i kontribuesve, kapaciteti real financiar për të përballuar një kontratë të tillë dhe mekanizmi ligjor i pagesës nuk janë sqaruar.

Në tekstin më sipër hidhen dyhsime mbi burimin e parave teksa përmes krahasimit lihet të kupthet se kapacitete lobuese të shqiptarëve mund të mos arrijnë 6 milionë dollarë për sa kohë ato nuk arritën më shumë se 1.6 milionë dollarë si kontribut për tërmetin e vitit 2019.

Por ja se çfarë ka transmetuar Top Channel më 29 nëntor 2019, tri ditë pas rënies së tërmetit, lidhur me shumat e mbledhura si ndihmë për dëmet e tërmetit në Shqipëri.

“Në vetëm dy ditë donacionet e dhuruara nga qytetarët, diaspora dhe disa biznesmenë si ndihma për të prekurit nga tërmeti mendohet t’i ketë kapur 15 milionë euro.

Mijëra qytetarë të zakonshëm, biznesmenë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, por edhe shtetas të huaj kanë dhuruar para dhe ndihma për të lehtësuar rimëkëmbjen nga pasojat shkatërruese të tërmetit.

Vetëm përmes faqes “GoFundMe” dhe Facebook janë dhuruar afro 4 milionë dollarë deri mesditën e së premtes. Sipas ‘GoFundMe’ dhuruesit kanë ardhur nga 76 shtete të ndryshme, ku shumica janë shqiptarë të diasporës… Nga këto fonde, 1.4 milionë dollarë janë mbledhur nga një bashkëpunim i gazetarit të Top Channel Marin Mema me organizatën Rrënjët Shqiptare, që e ka qendrën në Nju Jork. Paralelisht rol të madh në mbledhjen e donacioneve kanë patur edhe dy organizatat shqiptare të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” me 1.5 milion dollarë dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me 870 mijë dollarë. Kontribute ka patur edhe nga këngëtarë apo artistë shqiptarë me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora…”, thuhet në kronikën e Top Channel.

Siç shihet në kronikën e dytë, shifart e donacioneve nga Shqiptarë të diasporës janë të mëdha dhe janë mbledhur në tri ditë. Nga shqiptarët e Amerikës janë mbledhur vetëm nga një fondacion 1.4 milionë dollarë, ndërsa një shifër tjetër do të dilte nëse do të ndaheshin diapsora në Amerikë nga donatorët e tjerë tek paratë për ‘Fundjavë ndryshe’, ‘Shqiptarët për shqiptarët’, apo paratë e dhëna nga Dua Lipa dhe Bebe Rexha të cilat jetojnë në SHBA etj.

Lajmi i mësipërme është pjesërisht i pasaktë dhe keqinformim. Shifra e donacioneve për tërmetin nga SHBA nuk ëhstë 1.4 milionë , por edne nuk dihet nëse ajo është më shumë se 6 milionë me saktësi.

Konteksti

Një kontratë e nënshkruar nga fondacioni shqiptaro amerikan MAGA me një vlerë që mund të shkojë në 6 milionë dollarë për 2 vjet ka ngjallur debat në Tiranë.

Një vështrim më i thellë

Mediat që janë kritike me kontratën e PD-së kërkojnë argumenta që ta përforcojnë idenë e pamundësië që shqiptarët e Amerikës të japin 6 milionë dollarë për një kontratë në favor të një partie politike.

Fluksi i lajmit

Top Channel ka 3.04M ndjekës në You Tube, 1.5M ndjekës në Facebook, 676K në Instagram;

A është lajm

Është lajm i rremë shifra e donacionit të tërmetit nga shqiptarët e Amerikës. Shifra është përdoruru për të ushqyer fabulën e mungesës së transaprencës së burimit të parave për kontratën e lobimit të PD. Lajme të tilla ushqehen edhe më shumë se PD ose fondacioni MAGA nuk kanë bërë publike pjesë të kontratës që bindin për origjinën e parave.

Shqyrtimi i mesiperm është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).  Përmbajtja e shqyrtimit te mesiperm është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA). Qendra per Transparence dhe Informim te Lire (qTIL)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY