Një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar me sukses nga Policia e Shkodrës. Aksioni i koduar “Baruti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, ka çuar në zbulimin e një baze kriminale në fshatin Rrencë, e cila përdorej për llogari të grupeve kriminale.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një banese, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një arsenal të tërë armësh dhe municionesh. Konkretisht, u kapën 11 pistoleta, një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy antiplumba dhe një silenciator.
Në pranga ka rënë edhe pronari i banesës, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, i njohur më parë për precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Hetimet paraprake tregojnë se objekti ishte vënë në funksion të veprimtarive kriminale të organizuara”, njoftoi policia e Shkodrës.
Të gjitha armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












