Foto ilustruese
Këtë pasdite do të ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare, Florenc Çapja.
“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, njofton Policia e Shtetit përmes faqes së saj ne rrjete sociale.
Çapja ka një dënim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012. Ai u largua nga Shqipëria sapo la qelinë në 2019 kur gjykata e pushoi çështjen për atentatin ndaj ish-efektivit Fadil Mema. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












