Dy ekstradime Italia dhe Gjermania, kush janë dy të rinjtë

Dy ekstradime Italia dhe Gjermania, kush janë dy të rinjtë

91
0
Shares

2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim janë arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia.

Është ekstraduar nga Gjermania Daniel Lalaj, 21 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Daniel Lalaj për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë nga Italia u ekstradua drejt vendit tonë Kledjon Berberi, 35 vjeç, banues në Korçë.

Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY