Deputetja italiane Mazzeti në fushatën e PD: të shkoni e të votoni të gjithë së bashku, Sali Berishën

Shares

Deputetja italiane, Erica Mazzeti u tha sot në Kurbin mbështetësve të opozitës se jeni shumë, keni një energji të madhe, energjinë e duhur për të fituar Partia Demokratike e Shqipërisë. Kërkoni nga të gjithë që të votojnë Sali Berishën.

“Është një emocion shumë i bukur të shohësh kaq të rinj, gra, fëmijë, këtu për një betejë të përbashkët, betejën e fitores.

Duhet të besojmë të gjithë, siç na ka mësuar presidenti ynë, Silvio Berluskoni, sepse kush beson, lufton dhe fiton.

Duhet të fitojmë që të gjithë të kenë dinjitetin e tyre, fitime më të larta, pensione më të larta, shëndetësi të barabartë sepse shëndetësia duhet të jetë për të gjithë, në mënyrë të lirë dhe demokratike”, tha Mazzeti e cila po shoqëron Berishën në takimet e tij elektorale.

“Ju të gjithë sa jeni këtu, keni dhënë mbështetje të madhe, sepse Berisha duhet të fitojnë dhe do të fitojë në këtë vend.

Jemi një familje e madhe, italianë e shqiptarë, së bashku, perëndimor. Duhet të jeni bashkë me ne, pjesë e familjes së madhe të Partive Popullore Europiane.

Duhet që me ne të bëheni pjesë e kësaj familje të madhe dhe së bashku të ndryshojmë ato gjëra që nuk shkojnë në Europë dhe duhet të japim edhe kontribute të mëdhenj për vende të rëndësishme, si Italia, Shqipëria, dhe të bëjmë Europën një kontinent të madh, një Europë të lirë, demokratike duke përfshirë edhe mirëqënien.

Kjo është forca jonë, kjo është Forza Italia, kjo është Partia Demokratike dhe kjo është fitorja e të gjithë juve, prandaj kijeni parasysh, shkoni të gjithë për të votuar.

Mbi të gjitha, gjatë kësaj jave bindni miq, të afërm që të shkoni e të votoni të gjithë së bashku, Sali Berishën.

Këto dy ditë në Shqipëri, ishin shumë të bukur. Kam takuar një popull të madh, dhe kur të kthehem në Itali do të punoj sërish për ju, sepse unë dua të kem një vend fqinj mik, të lirë dhe demokratik.

Dhe është detyra ime si parlamentare italiane, si qytetare italiane, qytetare evropiane, për të bindur të gjithë bashkëqytetarët tuaj që sot janë në Itali dhe që mund të votojnë, duhet të shkojnë të votojnë dhe të votojnë për Sali Berishën.

Duhet që falë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike që të ketë shumë deputete e deputet, të bëjmë të mundur që shumë emigrantë të kthehen në vendin tuaj dhe të krijoni ‘Shqipëria Madhështore’.

Tani është momenti juaj, keni një mundësi të madhe të dielën, bindni njerëzit, shkoni e votoni, votoni dhe çlironi Shqipërinë”, deklaroi Mazzeti. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...