Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se 300-400 mijë emigrantë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë.
“Miq, e keni konstatuar ju që ka një vërshim të emigrantëve nga të gjithë vendet.
Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë.
Ta përcjellim atje ku e ka vendim.
Garantoj bizneset e Kurbinit se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta. Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18.
Tarifat e ujit do përgjysmohen.
TVSH do zbresë në 15 përqind.
Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro.
Bashkitë, Majlindat si puna e kësaj këtu, kufirin tek thana.
Nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa që tejkalojnë 1 përqind të xhiros së biznesit.
Ne besojmë se kjo është rruga e punësimit, e mirëqenies, e begatisë dh e zhvillimit të shqiptarëve.
Fermerët, mbështetje të plotë dhe pesëfishim të subvencioneve për çdo fidan, për çdo kokë vagëti, për çdo njësi prodhimi.
Nga 32 milionë, subvencionet do kalojnë në 230 milionë. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë.
Pra miq, Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e qytetarëve që jetojnë me dinjitet, që nuk derdhin lot të ftohta mjerimi, që punësohen në vendin e tyre dhe përfitojnë nga pasuritë përrallore të Shqipërisë”, deklaroi Berisha në fjalën e tij para qytetarëve të Kurbinit. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












