Sa rrena thotë Hajdari në disa minuta sy m’sy

Sa rrena thotë Hajdari në disa minuta sy m’sy

130
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, i referuar së fundmi nga mileti si Hajdari ka zhvilluar edhe sot sy m’sy në internet duke përzgjedhur pyetje e komente.

Ne kemi përzgjedhur vetëm një pjesë të komenteve të tij për të kuptuar se sa genjështar është ai me qytetarët e vet.

Rrena 1.Pastaj, përsa i përket punësimeve elektorale, theksoj se përpara fillimit të fushatës, kohë përpara, qeveria ka nxjerrë një vendim dhe ka ndaluar të gjitha llojet e punësimeve, gjë që nuk e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.

E vërteta: E kërkon ligji elektoral Kodi Zgjedhor të mos ketë punësime në periudha parazgjedhore. Qeveria ka punësuar para kësaj periudhe me vendim të saj afro 3000 persona pa llogaritur punësime në sh.a që varen nga qeveria dhe punësime në bashki. Vendi ka të paktën 25 mijë vende pune më shumë se në vitin 2013 ndërsa që popullsia ka rënë prej atij viti afro 1 milionë.

Rrena 2: Prokurime jo favorizuese, po s’ka fare as favorizuese, as jo favorizuese, edhe pse kujtoj Shqipëria sot gjendet e para në klasifikim për integritetin e prokurorisë publike në rajon, dhe këtë nuk e them unë, nuk e themi ne, këtë e thotë Komisioni Europian. 

E vërteta: Vetëm muajin e fundit janë kryer punime nga fillimi në afro 200 rrugë rurale dhe urbane në të gjithë vendin me synim elektoral. Aq më keq pa garë, pa prokurim dhe para që shpërdorohen pasi asfalti dy javë pas zgjedhjeve merr fund. Në lidhje me integritetin e prokurimeve, kreu i ‘gjykatës së prokurimeve’ shkon në SPAK javë për javë dhe është i akuzuar për shpërdorim detyre. Para pak muajsh mori një vendim dhe rrëzoi gjykatën e Apelit, gjë që nuk ndodh as në vende tribale.

Rrena 3: Abuzime me mediat, tani unë nuk e di për çfarë bëhet fjalë, por unë di një gjë, që mediat janë në pozitat më abuzive në raport me popullin kur vjen puna tek komentet e sondazheve të pavarura që bëjnë sa në një ekran në tjetrin dhe ku të gjitha sondazhet thonë se shumica e popullit mbështet Partinë Socialiste, shumica e popullit mendon se Shqipëria po shkon drejtimin e duhur dhe ndërkohë në media komentohet se populli është i sëmurë, populli është çmendur, populli është i shitur, populli është i blerë, populli është frikacak, e të gjitha këto me radhë. Pra, të gjitha këto i atribuohen popullit për një arsye shumë thjeshtë, sepse ata që komentojnë në 95% të rastit, se s’dua t’i fus të gjithë komplet fare në një thes, duan humbjen e Partisë Socialiste, kaq. Janë kundërshtarë të investuar, nuk janë kritikë të pavarur. 

E vërteta: Kryecensori në zyrën e Ramës, Endri Fuga urdhëron sulme ndaj lajmeve kritike me qeverinë në mediat online, cakton panelistët në televizione dhe titujt në lajme. Nga zyrat e qeverisë janë investuar me vendime të saj media që kanë ndotur hapësirën publike duke iu lëpirë Ramës e më herët edhe Veliajt. Ju vetë keni urdhëruar që asnjë kandidat për deputet i PS të mos përballet me rivalët dhe në 8 vite asnjë ministër nuk ka pranuar të dalë në debate me gazetarë. Edhe ju vetë kur dilni me gazetarë i zgjidhni vetë ata dhe janë pothuajse të njëjtit në të gjitha televizionet.

Rrena 4. Përsa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, unë s’di cili është emërimi ilegal. Siç ndodh në të gjitha këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave në delegim. 

E vërteta: I vetmi që mund të delegojë detyrën tek të tjerët është kryetari i bashkisë. Ju e bëtë këtë gjë pa miratimin e tij dhe dhunshëm. Pas një vendimi të Veliajt, ju e ç’bëtë sërish atë vendim, duke shkelur ligjin që siguron pavarësinë e pushtetit lokal. Aktualisht bashkia drejtohet nga një hajdare e juaja, pa vendim të këshillit bashkiak dhe me një vendim çyryk, nën presion nga ana e kryetarit të bashkisë në qeli.

Rrena 5. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Këtu me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që nuk ka lidhje fare me fushatën zgjedhore.

E vërteta: Vetëm dy ditë më parë policia ndlaoi vëllain e kandidates së PD në Fier. Pa asnjë indicie dhe pa asnjë fakt. r.z

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY