‘Redaktime’ tek raporti i OSBE/ODIHR, zyra e BE mohon përfshirjen

‘Redaktime’ tek raporti i OSBE/ODIHR, zyra e BE mohon përfshirjen

122
0
Shares

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mohoi sot se ambasadori Silvio Gonzato-s ose misioni i BE në Tiranë ka ndërhyrë në raportin paraprak të OSBE-ODHIR për të hequr emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.

Delegacioni i Bashkimit Evropian nënvizon se lajmet e publikuara janë të pavërteta, në një postim në Facebook.

“Artikulli që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq zyra e OSBE në Tiranë nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme.

Në një artikull të publikuar në syri.net një ditë më parë thuhej se pati ndërhyrje në raport nga zyra e BE në Tiranë. “

Raporti paraprak për zgjedhjet i OSBE/ODIHR dukej se ishte kritik, por në momentet e fundit me ndërhyrjen e ambasadorit te BE në Tiranë, Silvio Gonzato janë hequr disa emra konkretë nga raporti.

OSBE/ODIHR ka pasur në raport emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral, por që me ndërhyrjen e zyrtarëve të BE në Tiranë, emrat janë hequr nga raporti.

Ky vendim ka ardhur me argumentin që Shqipëria ka hapur negociatat dhe nuk mund ta vizatojmë si vend me krim dhe manipulim zgjedhjesh”, shkruante syri.net. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY