Ndërsa policia, qeveria dhe SPAK kanë lënë të lirë bandën e Elbasanit një seksion i grupeve ndërkombëtare të drogës, PD dhe drejtues të saj kanë shpallur hapur betejën me këtë grup kriminal, servisin e të cilës e ka bërë në vite një ministër aktual i Ramës, Tao.
Në takimin elektoral në Librazhd drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti paralajmëroi se PD nuk do lejojë që maskarenjtë të prekin votën e banorëve të këtij qarku por do të jetë një gardiane e saj
“Më vjen mirë që Librazhdi e Prrenjasi është në shesh dhe ka vrarë frikën. Çdo e vërtetë ka nevojë për guximtarë. PD është e guximtarëve. Një mesazh për ju që jeni jashtë e cepave. Shkoni nëpër shtëpia për tju marrë votat. Mos harroni se ju kemi mundur, baballarët tuaj që kishin tanke, ushtri, Do ju hamë të gjallë! Nëse prekni demokratët e veni mina, nuk do tju ndahemi kudo që të jeni.
Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë! Ju analfabetë, ju maskarenj. Do tju hamë të gjallë. Mos guxoni tju shkoni njerëzve nëpër shtëpia natën. Mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve sepse liria e njerëzve është e shenjtë. PD është themeluar nga njerëzit e lirë. Doktor jepi sepse ty të kanë më shumë frikë” tha Tomor Alizoti në takimin elektoral në Librazhd. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












