Nuredin Seci, deklarata për marrëveshjen e lobimit dhe kush e mbështet

Nuredin Seci, deklarata për marrëveshjen e lobimit dhe kush e mbështet

388
0
Shares

Nuredin Seci reagon mbi kontratën e lobimit në SHBA: “Mbështetja për një Shqipëri demokratike do të vazhdojë”

Në një mesazh të dërguar drejtpërdrejt në emisionin Opinion në Tv Klan, biznesmeni shqiptaro-amerikan Nuredin Seci ka reaguar për herë të parë mbi debatet e fundit që kanë lindur rreth kontratës së Partisë Demokratike me një kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Seci, i cili njihet si themelues i fondacionit që po mbështet financiarisht këtë iniciativë, u shpreh se vendimi i tij për të kontribuar vjen si rezultat i përkushtimit të tij të thellë ndaj forcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Si një biznesmen shqiptaro-amerikan me dashuri të thellë për Shqipërinë dhe SHBA-në, kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona,” deklaroi ai.

Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional i opozitës në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave të një Shqipërie demokratike dhe të lirë. Sipas tij, kjo nismë ka filluar të marrë mbështetje edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan, që ndan të njëjtat vlera dhe shqetësime.

Në vijim të reagimit të tij, Seci u shpreh kritik ndaj atyre që, sipas tij, kundërshtojnë iniciativën duke përhapur dezinformata.

“Nuk jam i befasuar nga sulmet e pabazuara dhe përhapja e dezinformatave nga individë dhe grupe që kundërshtojnë Presidentin Trump, kundërshtojnë një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri të vërtetë demokratike,” shkruan ai.

Ai sqaroi se mbështetja e tij është e përqendruar në angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar për të avokuar me integritet në SHBA dhe për të reflektuar lidhjet historike e strategjike mes dy vendeve.

Ndër të tjera, Seci deklaroi se nuk do të bëjë më deklarata publike për këtë çështje apo për aktivitetet e tjera humanitare që ka ndërmarrë, përfshirë ndihmën për familjet me fëmijë në spektrin autik në zonat e Tropojës dhe Tepelenës.

“Theksoj sërish dhe dua të siguroj këdo që e lexon këtë qëndrim timin, se përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do të vazhdojë pa ndërprerje,” përfundoi ai. a.b

Teksti i deklaratës së Seci për gazetarin Blendi Fevziu/ Duke dëgjuar panelin tuaj sonte dhe ne vijim te spekulimeve e fake neës pafund te prodhuara ne Shqiperi kete jave, dua te ndaj me ju live ne emision po mundet, nje qendrim timin per ceshtjen e shume diskutuar te lobimit te PD ne USA.

Si një biznesmen shqiptaro-amerikan me dashuri të thellë për Shqipërinë dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare, me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike dhe të lirë.

Mbështetja që kam filluar të marr nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës sonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona. Nga ana tjetër, nuk jam i befasuar nga sulmet e pabazuara dhe përhapja e dezinformatave nga individë dhe grupe që kundërshtojnë Presidentin Trump, kundërshtojnë një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri të vërtetë demokratike.

Qëllimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve tona, që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e Presidentit Trump, dhe që janë të gatshëm të avokojnë me integritet për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Si një person privat, kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjera publike, ashtu siç nuk kam bërë kurrë asnjë deklaratë për fondacionin tjetër që drejtoj, përmes të cilit ndihmojmë të paktën 44 familje me fëmijë të spektrit autik, në veri dhe jug të Shqipërisë, përkatësisht në Tropojë dhe Tepelenë, dy nga zonat më të varfra të atdheut tim.

Theksoj sërish dhe dua të siguroj këdo që e lexon këtë qëndrim timin, se përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do të vazhdojë pa ndërprerje, sa herë që të kem mundësi të jap kontribut për këto dy vende.

Zoti e bekoftë Amerikën, Shqipërinë dhe miqësinë e dy vendeve tona!

Uroj qe ta publikoni mesazhin tim.

Me konsiderate,

Nuredin Seci

Neë Jersey

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY