Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, Edvar Agalliu si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.
Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.
68-vjeçari që u mor peng dhe u mbajt për 5 orë i lidhur është marrë në rrugë që aty ka nisur konflikti me autorët. Njëri prej pengmarrësve ka pretenduar se i ka ngacmuar të fejuarën, Nikoleta B, dhe nga debati me kundërshti nga ana e 68-vjeçarit e kanë marrë me zor në makinë dhe e kanë dërguar në një fshat në kufi me Elbasanin.
Ai edhe autorëve, por edhe para hetuesve ka deklaruar se vetëm e njihte Nikoletën, por nuk e ka ngacmuar asnjëherë, por të kundërtën ka deklaruar vetë 32-vjeçarja.
Burri pasi është marrë, nuk është dhunuar, por vetëm lidhur dhe i është bërë presion. Ata i kanë thënë që kjo punë të mbyllet pa probleme, që edhe të mos bëhej mediatike, duhej t’i jepnin 20 mijë euro.
68-vjeçari ka telefonuar gruan për të sjellë paratë dhe më pas është liruar. Pasi është njoftuar policia, janë gjetur sende në vendin që është mbajtur, përfshirë edhe litarin me të cilin ishte lidhur.
Policia ka arrestuar 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit Sulejman Sina, 31 vjeç, Klinton Sina, 21 vjeç (vëllezër), Idajet Masgollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliu, 57 vjeç dhe Nikoleta B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
“Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se vëllezërit Sina dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin Edvar Agalliu, 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit Bajram Ibralliu, në zonën e Saukut.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












