Detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë. Porosia nga...

Detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë. Porosia nga Dubai

120
0
Shares

Vendi i vrasjes së Hoxhajt

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e së martës një shtetas të dyshuar si i përfshirë në vrasjen mafioze të 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës. I ndaluari është identifikuar si Erlis Mehmeti, me origjinë nga Tropoja, dhe sipas burimeve zyrtare, ai dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes duke i vënë në dispozicion mjetin me të cilin u krye krimi.

Makina, e cila më pas rezultoi me targa të ndryshuara, u identifikua nga Policia e Vlorës përmes pamjeve të kamerave të sigurisë të vendosura nga vetë viktima në banesën e tij. Hoxhaj kishte instaluar kamerat rreth dy muaj më parë, pasi dyshohet se kishte marrë sinjale për një sulm të mundshëm, megjithatë nuk kishte njoftuar policinë.

Hetimet zbuluan se pas dorëzimit të mjetit, Erlis Mehmeti është larguar drejt Tiranës, ku edhe u ndalua. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi një celular që sipas burimeve përmban të dhëna të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja dyshohet të jetë porositur nga një grup kriminal me bazë në Dubai dhe se është kryer me pagesë. Po ashtu, dyshohet se autori i vrasjes është larguar jashtë vendit, përmes Greqisë, menjëherë pas krimit. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Ksamilit në përpjekje për të zbardhur itinerarin e arratisjes.

Ndërkohë, i ndaluari Mehmeti, i cili mësohet se merrej me shitje pronash, është person me lidhje të afërta me emra të njohur të botës së krimit. Ai konsiderohet mik i Sidorel Prendit, i njohur si Roan Brahimi, i vrarë një vit më parë në Athinë. Dy javë më parë, në një atentat në Laç, u ekzekutua edhe i ati i Brahimit, brenda lokalit të tij.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimin se Renato Hoxhaj mund të jetë vrarë për shkak se kishte dhënë informacione për një ngjarje kriminale të ndodhur disa vite më parë.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ekzekutimit dhe zbardhjen e plotë të prapaskenave të kësaj vrasjeje me porosi. a.b &ai

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY