TIRANË/ Sherr dramatik tek zyra elektorale e partisë së Tom Doshit

TIRANË/ Sherr dramatik tek zyra elektorale e partisë së Tom Doshit

179
0
Shares

Konflikt dramatik tek zyra zgjedhore e PSD në Tiranë. Një numër policësh kanë shkiar tek zyra zgjedhore tek ‘Ali Demi’ ku kanë getur edhe fishekë.

Policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin i cili ka hyrë në zyrën elektorale të PSD dhe më pas është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty.

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet”, njoftoi policia e Tiranës.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY