Kontrata sa kopshti i varur i Kryeministrisë, por Rama shqetësohet për shifrën

Kontrata sa kopshti i varur i Kryeministrisë, por Rama shqetësohet për shifrën

52
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sërish kontratën e një fondacioni shqiptaro amerikan në favor të PD duke u ankuar për çmimin e lartë të saj ndërkohë që ka një çmim mujor dhe mund të ndërpritet në çdo çast.

“Kemi për të folur për në radhë të për atë kontratën patriotike që u shfaq befasisht si një ndihmë e çmuar besoj unë për të gjithë ata që s’kanë dashur të shikojnë, s’kanë dashur të dëgjojnë, s’kanë dashur të kuptojnë nëse duan të shikojnë,  edhe të dëgjojnë e të kuptojnë. Tanimë e kanë para syve një shëmbëlltyre të gjithë përrallave që kanë dëgjuar dhe kanë dashur të besojnë. Një kontratë patriotike! Janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë, nuk dihet kush janë, sepse nuk janë në fakt, për të vërtetën, edhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Damkën e Shteteve të Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë”, tha Rama.

Kryeninistri Rama vijoi më pas të sulmonte ekipin këshillues të fushatës së PD që drejtohet nga bashkëpunëtori kryesor i Trump. 

KOMENTI I RAMËS/ Po pse duheshin këto 6 milionë dollarë për këtë damkë, nëse kjo ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e Shteteve të Bashkuara.

Pse duhej kjo kontratë dhe pse duheshin këto 6 milionë dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe, që u tha se do vihej sapo të vinte në pushtet presidenti Donald Trump.

Pse duhej kjo kontratë 6 milionë dollarëshe, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo kontrata e Lulit të shkretë u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë, edhe kështu tha disa patriotë. Disa patriotë tha për ato paratë që ishin të lidhura me Rusinë në atë kohë, po 500 mijë, kurse këto janë 6 milionë dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelen bufit në kokë.

Domethënë, për të dhënë një kapelë në kokë, që të duket si Trumpi, por versioni më qesharak i mundshëm, Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 milionë dollarë.

6 milionë dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY